Mbledhja e Këshillit të PD për përzgjedhjen e Presidentit, Bylykbashi: Denoncojmë përpjekjet e mazhorancës për të kapur të gjitha pushtetet,
Deputeti i PD, Oerd Byllykbashi ka thënë në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të PD, se Presidenti i ri duhet të jetë unifikues dhe përbashkues. Edhe pse ndryshimet Kushtetuese të 2016 kanë tentuar ta “zhveshin” këtë institucion nga përgjegjësitë, sipas Bylykbashit, Presidenca është një institucion mjaft i rëndësishëm.
“Më lejoni t’ju uroj në këtë mbledhje konsistuese të Këshillit. Kam nderin që përpara jush të paraqes draft-rezolutën për miratimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kuvendi duhet të nisë procedurat jo më vonë se 60 ditë para mbylljes së mandatit. Synohet konsensusi më i gjerë politik për Presidentin. Në këtë kushte, Këshilli Kombëtar vëren se, mazhoranca qeverisëse ka kapur sistemet e pavarura si atë të drejtësisë. Edi Rama kontrollon 90% të qeverisë dhe kapja e Presidentit, do të thoshte pushtet të plotë. Zgjedhja e Presidentit është një akt të sovranitetit kushtetues.
Zhveshja e Presidentit nga disa detyrime Kushtetuese, nuk pakëson rëndësinë e tij si kreu i shtetit. Kushtetuta synon gjetjen e konsensusit më të gjerë si një figurë që bën bashkë politikën. Një konsensus politik që i ka rrënjët në procesin e dalë nga vota. Kjo shumicë dhe legjitimiteti i saj, ashtu si në vitin 2002 është vendosur në pikëpyetje. Procesi aktual i zgjedhjes së Presidentit është me rëndësi. Konsensusi që synon Kushtetuta në zgjedhjen e Presidentit ka një karakter thelbësisht politik. Zgjedhja e Presidentit bazohet në vullnete politike, të mandatuara me votë. Tradita politike dhe parlamentare në Shqipëri është bazuar në gjetjen e konsensusit për gjetjen e Presidentit të Republikës”, tha Bylykbashi.
Fraksion.com