AktualitetPolitikëTë fundit

Këshilli Kombëtar i PD-së: Bujar Kapexhiu hap mbledhjen, zbardh pikat e rendit të ditës

Partia Demokratike ka mbledhur Këshillin Kombëtar ditën e sotme në orën 18:00. Kjo është mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit, që zgjodhi edhe anëtarët e rinj të këtij organi të rëndësishëm.

Qëllimi i mbledhjes nuk është vetëm konstituimi por edhe përcaktimi i qëndrimit politik te PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Kapexhiu hapi sot mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Kapexhiu zbardhi edhe pikat e rendit të ditës.

‘Sot është ditë e shënuar. 30 prilli një datë historike dhe ditë të shënuara do të vijnë në këtë proces. Dita historike do të jetë ardhja në pushtet dhe do të kalojmë nga suksesi në sukses dhe do të zgjedhim kryetarin.

Miratimin e një rezolute të PD mbi qëndrim politik sa i përket zgjedhjes së presidentit të Republikës

Zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Nga 277 anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së, 203 veta janë pjesëmarrës të Këshillit Kombëtar kështu që arrihet kuorumi.’- tha Kapexhiu.

 

Fraksion.com