AktualitetPolitikëTë fundit

Gjinkuri hedh idenë për bashkimin e PD: Të sjellin një kandidat për president që i bashkon, është proces i tyre

Damian Gjiknuri ka hedhur një ide për bashkimin e Partisë Demokratike duke thënë se mund të sjellin një kandidat që i bashkon, por nuk janë të gatshëm për tu ulur në një tryezë me Sali Berishën. Sipas tij, ende rezulton Alibeaj si kryetar i grupit parlamentar të PD, por nëse con një kandidaturë që bashkon opozitën, do e mirëpresë.

“Nëse kryetari i grupit do të shkarkohet, por ka procedura se si certifikohen këto. Në Kuvendin e Shqipërisë ka disa procedura, por për aq kohë sa është kryetar i grupit të asaj force, do të jetë pjesë e tryezës. Ky proces ka filluar, se cfarë ndodh në PD është problem i brendshëm mes tyre. Le të jetë kandidati për president një figurë që i bashkon ata, nëse i bashkon.

Unë nuk thashë Berisha, thashë grupimet janë të përcarë. Nëse Alibeaj merr përsipër të zgjedhë partinë me emrin e presidentit, pra nuk kam ndonjë paragjykim, nuk thashë do të ulem me Berishën. Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik, ky është qëndrim i PS, por nëse Alibeaj me të tjerë, një pjesë e të cilëve kanë ndjekur Berishën, do të vijnë për një kandidaturë që i bashkon ata, është proces i tyre dhe i mirëpres. Hodha një ide”, tha Gjiknuri.

 

Fraksion.com