AktualitetBota+Të fundit

Festimet e 9 majit, Putin urdhëron ushtrinë për një mision të përgjakshëm në Mariupol

Vladimir Putin i dëshpëruar ka urdhëruar trupat e tij në një mision të përgjakshëm për të kapur fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, në mënyrë që ai të mund të ketë një fitore gjatë festimeve në Rusi javën e ardhshme, beson inteligjenca britanike.

Luftimet e ashpra tani kanë vazhduar brenda kompleksit industrial- streha e fundit e mbrojtësve ukrainas në qytetin kyç portual të Detit të Zi – për tre ditë, pavarësisht se Putin shkoi në televizionin shtetëror rus vetëm dy javë më parë për të anuluar publikisht operacionin siç tha ai për ‘të ruajtur jetën dhe shëndetin e ushtarëve dhe oficerëve tanë.’

Sulmi mendohet të jetë i lidhur me festimet e 9 majit të Ditës së Fitores në Rusi, kur vendi shënon dorëzimin e Gjermanisë naziste në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe të cilën Putini zakonisht e përdor për një shfaqje rrahëse gjoksi të patriotizmit rus dhe fuqisë ushtarake.

 

Fraksion.com