AktualitetBota+Të fundit

Putin thotë se Rusia është e gatshme për bisedime me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se Moska është gati për bisedime me Ukrainën, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

“Presidenti i Rusisë përshkroi qasjet parimore për negociatat me përfaqësuesit ukrainas, duke theksuar se, pavarësisht mospërputhjes dhe mosgatishmërisë së Kievit për të punuar seriozisht, pala ruse është ende e hapur për dialog”, tha Kremlini.

Kremlini shtoi se Putini gjithashtu e informoi Macron për përparimin e “operacionit special ushtarak” të Rusisë – përshkrimi i Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.

Putin i bëri thirrje Perëndimit të ndalojë furnizimin me armë në Ukrainë.

Të dy palët diskutuan kërcënimin e luftës për sigurinë globale të ushqimit dhe Putin tha se sanksionet perëndimore ndaj vendit të tij e përkeqësuan situatën.

Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me Putinin.

“Nuk ka rëndësi nëse dua apo jo. Gjatë tre viteve të fundit që kisha, që më dhanë njerëzit, isha gati të diskutoja me presidentin rus përfundimin e luftës. Tani janë të njëjtat sinjale (deklaratat e Rusisë për bisedimet me Ukrainën) që po dërgonin para se të kishin nisur një pushtim në shkallë të gjerë. Theksoj edhe një herë se ata nuk janë gati për zgjidhje paqeje”, tha Zelenskyy.

 

Fraksion.com