Life StyleTë fundit

“Nuk i vjen as te thembra Borës, skuthe, e sëmurë psiqike”; Triksa çon në gjyq….

Vetëm para pak ditësh, Beatrix Ramosaj publikoi një video e cila kishte si qëllim për t”i thënë ‘stop’ bullizmit. Por mesa duket historia vazhdon.

Një ndjekëse me emrin Alexa që mesa duket është një fanse e Bora Zemanit, i shkruan vazhdimisht këngëtares, e cila thotë se ka vendosur që ta hedhë në gjyq.

“Je duke bërë gjithçka për të kopjuar Borën. Por çfarëdo që ti të bësh, nuk i vjen as te thembra”, – shkruan ndjekësja në njër nga mesazhet drejtuar Beatrix.

Ndërsa ka publikuar mesazhet, Beatrix thotë se zgjohet pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla dhe paralajmëron ndjekësen se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua t’i them që shpresoj një ditë Zoti t’ia pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja. E nëse dikush do të ndjekë çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur”, – shkruan këngëtarja.

 

Fraksion.com