Nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit; Alibeaj i pranishëm në emër të PD-së mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve
Ditën e sotme nisnin zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Konferenca e Kryetarëve do të nisë në orën 12:30 ku do të diskutohet dhe përcaktohet raundi i parë i votimit të presidentit të ri.
Deri në raundin e tretë palët mund të votojnë një emër konsensual. Nëse deri në raundin e tretë nuk votohet ky emër atëherë mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të.
Kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ndërsa deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar.
Është bërë me dije gjithashtu se mbledhja zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetėr Arbnori” (kati 4).
Ndërkohë, në mbledhje është ftuar që të marrë pjesë edhe Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kreut të grupit të PD-së, edhe pse u shkarkua nga Kuvendi i 30 prillit.
Fraksion.com