AktualitetPolitikëTë fundit

“Marrëveshje të fshehur në Dhërmi mes Bashës dhe Ramës?”

Berisha nuk ka zgjedhur të komentojë deklaratat e deputetit të Rithemelimit, Flamur Noka, i cili tha se Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë bërë një marrëveshje të fshehur në Dhërmi, në lidhje me dy reformat e shumëpërfolura, atë territoriale dhe zgjedhore.

Berisha tha se sot do të flasë për Kuvendin e 30 prillit, që e cilësoi si ngjarjen më të rëndësishme pas asaj të 11 dhjetorit.

“Qëndrojmë te Kuvendet dhe këto çështje, besoj të jem të premten para jush. Sot jam këtu vetëm për ngjarjen më madhore pas Kuvendit të 11 dhjetorit të PD, por edhe Shqipërisë, lirisë, që ishte Kuvendi i 30 prillit”, tha Berisha.

Sakaq, kujtojmë se deklaratat e djeshme të Nokës, deputeti Enkelejd Alibeaj i cilësoi si shpifje dhe tha se nuk ka asnjë marrëveshje mes tyre dhe PS.

 

Fraksion.com