AktualitetBota+Të fundit

Liria e shtypit në Gjermani rënie tre pozicione në renditje

Gjendja e lirisë së shtypit në Gjermani është përkeqësuar. Gjermania ka rënë në renditje me tre pozicione krahasuar me një vit më parë, duke u pozicionuar kështu në radhën 16 pas vendeve si Lituania dhe Xhamajka.

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit (03.05) orgniazata “Reporterë pa kufij” (RSF) e ka renditur Gjermaninë në një pozicion të ri duke shënuar rënie krahasuar me një vit më parë. Kjo ka të bëjë kryesisht me dhunën kundër punonjësve të mediave gjatë demonstratave vitin e kaluar, por edhe me rënien e diversitetit mediatik. Kësisoj Gjermania renditet tri shkallë më poshtë në vendin e 16 ndër 180 shtetet e hulumtuara për lirinë e shtypit. .

“Reporterë pa kufij” e kritikon Gjermaninë edhe për mungesën e mbrojtjes ndaj gazetarëve përkundrejt zgjerimit të komptencave të autoriteteve të rendit.

Vendet skandinave kryesojnë

Ashtu si edhe vitet e mëparshme vendet skandinave kryesojnë rendtijen: për herë të gjashtë radhazi Norvegjia zë vendin e parë, pasuar nga Danimarka dhe Suedia. Me Estoninë në vendin e katërt për herë të parë një ish-republikë e Bashkimit Sovjetik radhitet ndër pesë të parët, thuhet më tej. ndryshe nga vendet e tjera këtu politikanët nuk sulmojnë punonjësit e shtypit. Kjo e bën të lehtë një raportim kritik.

në fund të listës së klasifikimit për lirinë e medias vazhdojnë të mbeten si edhe vite më parë Eritrea (179) dhe Koreja e Veriut (180). të dyja këto vende bashkë kanë qeveri që i mbajnë informacionin tërësisht nën kontroll. Kina renditet në vendin e 175, ndër të tjera për shkak të censurës në internet dhe survejimit si dhe propagandës brenda dhe jashtë vendit. Pas Kinës qendrojnë Mianmari (176), Turkmenistani (177) dhe Irani (178).

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com