Koronavirusi në Shqipëri: 14 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 14 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.
Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (03 Maj 2022)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 502
Testime totale 1,808,310
Raste pozitive 275,191
Raste të shëruara 271,339
Raste Aktive 356
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 228
Fier 43
Vlorë 30
Gjirokastër 13
Shkodër 9
Elbasan 9
Korçë 8
Durrës 7
Berat 3
Kukës 3
Lezhë 3
Fraksion.com