Konsultimet politike të NATO-s me Armeninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë
Javën e kaluar, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, z. Javier Colomina, udhëtoi në Kaukazin e Jugut, duke vizituar Armeninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë. Ai zhvilloi konsultime politike me Presidentin dhe Kryeministrin e Armenisë, Kryeministrin e Gjeorgjisë dhe Presidentin e Azerbajxhanit, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.
Në Gjeorgji ai gjithashtu mori pjesë në një seancë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe u takua me përfaqësues të shoqërisë civile. Diskutimet u fokusuan në çështjet e sigurisë rajonale dhe perspektivat për dialog të mëtejshëm politik dhe bashkëpunim praktik me këto vende partnere të rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e pushtimit të paprovokuar dhe brutal të Rusisë në Ukrainë dhe të përgatitjeve përfundimtare për Samitin e NATO-s 2022 në Madrid, në fundi i qershorit. Ky ishte udhëtimi i tij i dytë zyrtar në Kaukazin e Jugut, që nga emërimi i tij në shtator 2021.
Fraksion.com