AktualitetPolitikëTë fundit

Iu konfiskua pasuria: Kush është deputeti që iku nga Basha dhe iu bashkua Berishës në Kuvendin e 30 prillit

Partia Demokratike fitoi 2 mandate në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit, ku një prej tyre e mori Kasem Mahmutaj, deputeti të cilit sot i janë konfiskuar një sërë pasurish.

Megjithëse nuk ka qenë një figurë shumë e njohur për mediat e Tiranës, në qytetin e Beratit ai ka një CV të pasur sa i takon aktivitetit politik.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2015 ai kandidoi për opozitën për kryetar bashkie, ku humbi përballë kandidatit të qeverisë.

Gjashtë vjet më vonë ai ishte i dyti në listën e PD-së pas Tomor Alizotit.

Pas shpalljes së Berishës non grata dhe rezultatit të dobët në zgjedhjet e 6 Marsit, Kasem Mahmutaj u pozicionua në grupin e deputetëve të cilët kërkuan rihapjen e garës për kreun e PD-së.

“Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve. Ne mund të flasim gjithë natën, por këtij debati zgjidhje i jep vota”, tha ai në një nga mbledhjet e grupit parlamentar demokrat.

Ndërkohë që lëvizja e tij më e fortë politike në këtë 1 mandat parlamentar ishte ajo e 30 prillit, kur megjithëse ishte pozicionuar kundër ish kryeministrit Berisha dhe Foltores, iu bashkua atij në Kuvendin Kombëtar ku u zgjodh këshilli i ri kombëtar.

 

Fraksion.com