Koronavirusi në Shqipëri: 10 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në këto bashki:
6 në Tiranë, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Patos, Himarë.
Janë 375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (02 Maj 2022)
Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 52
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 835
Testime totale 1,807,808
Raste pozitive 275,177
Raste të shëruara 271,306
Raste Aktive 375
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 235
Fier 46
Vlorë 35
Gjirokastër 13
Shkodër 11
Elbasan 9
Korçë 9
Durrës 7
Berat 4
Kukës 3
Lezhë 3
Fraksion.com