AktualitetBota+Të fundit

Zyrtarët e Kharkiv: 3 persona u vranë nga bombardimet ruse të dielën

Tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën në bombardimet ruse në rajonin e Kharkiv të dielën, sipas Oleg Sinegubov, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale.

“Armiqësitë më aktive në rajonin e Kharkiv vazhdojnë të zhvillohen në zonën e Izium, ku rusët po përpiqen të avancojnë, por kanë pësuar humbje dhe kanë dështuar”, tha ai.

“Okupatorët gjithashtu vazhduan të gjuanin mbi pozicionet e Forcave të Armatosura në zonat e vendbanimeve Uda dhe Prudyanka, dhe gjithashtu pësuan humbje të mëdha në zonën e fshatit Stary Saltiv”, tha Sinegubov.
Forcat ruse janë përpjekur të shtyjnë në jug dhe në perëndim nga zona e Izium, një pjesë e madhe e së cilës ata pushtuan një muaj më parë. Ka pasur edhe luftime në lindje të Kharkiv, pasi njësitë ukrainase përpiqen të ndërpresin linjat ruse të furnizimit nga kufiri.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com