Scholz akuzon Putinin për imperializëm
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz duke folur në manifestimin qendror të Lidhjes Federale të Sindikatave, DGB, me rastin e 1 Majit iu adresua Moskës me tone të ashpra.
Ndaj do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën edhe më tej me para, me ndihma humanitare, por edhe me armë. Scholz në manifestimin e DGB-së tha, se respekton çdo pacifizëm. “Por qytetarëve të Ukrainës mund t‘u duket si cinike, nëse u thuhet, që duhet të mbrohen pa armë ndaj agresionit putinist. Kjo nuk shkon”, tha Scholz. Ai i bëri thirrje Putinit që të ndalë sulmet ruse, të tërheqë trupat dhe të respektojë pavarësinë e Ukrainës.
Demonstruesit e quajnë kancelarin „luftënxitës”
Scholz reagoi me fjlalët e tij edhe ndaj kritikave masive të demonstruesve gjatë manifestimit. Paraqitja e tij u ndërpre here pas here përmes fishkëllimave dhe thirrjeve të forta kundër kancelarit duke e cilësuar atë me shprehje të tilla si „luftënxitës” dhe „mashtrtues”. Po ashtu pjesëmarrësit në manifestim brohorisnin vazhdimisht sloganin: “Paqe pa armë”.
Edhe në një bisedë me gazetën “Bild am Sonntag” kancelari Scholz i hodhi poshtë kritikat ndaj politikës së tij lidhur me Ukrainën. “Unë i marr shpejt vendimet e mia dhe në koordinim me partnerët tanë. Por reagimi i nxituar dhe veprimi gjerman i mëvetësishëm janë për mua jo bindëse”, tha Scholz. Kanclari kohët e fundit ka qenë vazhdimisht nën presion pasi ka ndjekur një kurs të rezervuar./DW
Fraksion.com