Pelosi në Poloni: “Amerika qëndron fort me aleatët tanë të NATO-s në mbështetjen tonë për Ukrainën”
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi thotë se vizita e një delegacioni të Kongresit në Poloni dërgon “një mesazh të pagabueshëm për botën: se Amerika qëndron fort me aleatët tanë të NATO-s në mbështetjen tonë për Ukrainën”.
Pelosi tha se delegacioni mundi të takohej me trupat nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane në Poloni dhe mezi pret të takohet me presidentin polak Andrzej Duda të hënën.
“Këto angazhime janë edhe më domethënëse pas takimit tonë në Kiev me Presidentin Volodymr Zelenskyy dhe liderë të tjerë të lartë ukrainas. Në atë vizitë të thellë dhe solemne, delegacioni ynë përcolli respektin dhe mirënjohjen tonë për Presidentin Zelenskyy për udhëheqjen e tij dhe admirimin tonë të popullit ukrainas për guximin e tij në luftën kundër pushtimit djallëzor të Rusisë. Anëtarët tanë ishin krenarë për të dhënë mesazhin se mbështetja shtesë amerikane është në rrugë e sipër, ndërsa ne punojmë për të transformuar kërkesën e fortë të financimit të Presidentit Biden në një paketë legjislative, “tha Pelosi.
Fraksion.com