AktualitetLife Style

Mos ndoshta “kërcënimi” i Fifit për Donaldin ishte më serioz nga sa dukej?

Ashtu siç pritej emisioni më e ri nga Romeo dhe Donald Veshaj erdhi me jo pak bujë.

Shumë gjëra u përmendën në emision e mes tyre u rikrijua skena e fashme e rënies së Fifit në tokë pas një gjendje shëndetësore jo të mirë ku pastaj shihet Donaldi duke hedhur lule.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga vetë Fifi e cila ka reaguar mjaft ashpër. Ajo dukej tepër e mërzitur dhe acaruar në videon live dhe ndër të tjera thotë-“Unë kam refuzuar ta shikoj si skenë që kur kam dalë nga “Big Brother” dhe nëse sot e shoh atë lule në tokë, që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po iu them përgatituni me gjyqin”.

Pas kësaj deklarate të fortë erdhi përgjigjia e Donaldit i cili u shpreh në videon e postuar që nuk e kuptonte fare Fifin dhe se ku qëndronte problemi. Madje shtoi se dhe ai do bënte gati avokatët e tij. Ishte pikërisht ky momenti kur Fifi ndërpret videon duke bërë të ditur që ndodhej prezente në momentin e regjistrimit të videos.

Pas kësaj fansat ngelën akoma më të konfuzuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë madje disa komente ishim mjaft të ashpra duke i cilesuar si aktorë që bëjnë cdo gjë për vëmendje.
Por në fakt videoja e Fifit paska qënë serioze sepse pjesa për të cilën bëhej fjalë është fshirë nga kanali i emisionit në YouTube.

Ishte kjo arsyeja e përplasjes apo pajtimit të tyre apo mos ishte e gjitha vetëm për pak vëmendje?

 

Fraksion.com