Life StyleTë fundit

Habit Einxhel; Tha se punoi dhe nuk u pagua: ‘Isha nën efektin e ilaçeve’

Einxhel Shkira duket se ka ndryshuar mendim për veten në lidhje për ato që tha në Big Brother ndaj Donald Veshaj.

Gjatë një debati me aktorin brenda shtëpisë së Big Brother, Einxhel Shkira tha se kishte punuar në disa televizione dhe nuk ishte paguar. Një nga televizionet e përfshirë në bisedë ishte edhe Ora. Por, Einxhel Shkira nuk ka qenë asnjëherë pjesë e RTV Ora dhe të vërtetën e ka sqaruar në “Why Not” me moderatoren Roza Lati.

“Edhe te puna që përmendi ai te Ora nuk ka ikur, filloi Covidi, karantina dhe s’më dhanë asnjë qindarkë kur e ndërprenë. As gjysmë rroge, as çerek, asgjë”, kjo ishte deklarata e Einxhel Shkirës brenda shtëpisë së BBV.

Einxhel Shkira: Nëse do kishin vazhduar ta ndiqnin këtë fragment, po këtë ditë, unë pasi kisha thënë atë gjë, sepse e kisha dëgjuar nga Ora, unë kam qenë pas operacionit. Anestezi, morfinë, çdo lloj qetësuesi të mundshëm dhe kur gjatë debatit më kanë thënë të kanë hequr nga Ora, në mendjen time automatikisht ka qenë Ora, nuk ka qenë televizioni tjetër. Pasi kam folur me Arjolën i kam thënë ça Ora, se s’kam qenë ndonjëherë aty.

Faktikisht ka qenë televizion tjetër që unë kam punuar dhe me vërtet pasi ndodhi pandemia secili shkoi në punë të vet dhe e kam mirëkuptuar atë pjesë sepse secili shkoi në punë të vet, emisioni u ndërpre. Unë kam qenë në një gjendje shumë të rëndë fizike dhe psikologjike dhe nuk e kam kalkuluar dot fare që unë te Ora s’kam punuar kurrë. Më vjen vërtet shumë keq që ka pasur reagime sepse ka qenë shumë e thjeshtë për të thënë që është lapsus dhe s’kam punuar kurrë.

 

Fraksion.com