E papritur, Eurovizion fshin postimin për Ronelën pas provave
Ethet e Eurovizionit kanë nisur tashmë ku vendi jonë do përfaqësohet nga këngëtarja e mirënjohur Ronela Hajati me këngën “Sekret”. Teksa i afrohemi datës 10 maj që do hapë spektaklin pikërisht me këngën e Ronelës, kanë nisur provat zyrtare ku ajo ishte gjithashtu e para. Fotot dhe videot e postuara të shtunën pasdite morën mjaft vëmendje dhe u pëlqyen tepër nga fansat të cilët janë mjaft të emocionuar për performancën e Ronelës.
Por më vonë është vënë re një veprim i pazakontë nga faqja zyrtare e Eurovizionit në Instagram të cilët kanë fshirë dhe ripostuar fotot për shtetin tonë por duke hequr një prej tyre që konsiderohej si më provokative. Ky veprim nuk ka ikur pa u vënë re nga fansat të cilët kanë reaguar menjëherë me komente nëpër rrjete sociale në mbështetje të Ronelës duke e cilësuar këtë veprim si një akt censurimi.
Madje disa zëra thonë që ekipit shqiptar i është kërkuar të ndryshojë koreografinë pas provave të djeshme pasi konsiderohet sipas tyre si shumë provokative.
A nuk është pak e çudishme kjo kërkesë vetëm pak ditë para eventit dhe pas muajsh të tërë provash?
Shtojmë se fotot e postuara në Instagram për Shqipërinë kishin 25.000 pëlqime pra dukshëm më shumë se shtetet e tjera.
Akoma nuk kemi një reagim nga ekipi shqiptar apo vetë Ronela në lidhje me këto aludime.
Fraksion.com