“Të prezantoj me kryetarin gay”, Evi Kokalari- Gazmend Bardhit: Pse nuk hap Log Cabine Albania?
Evi Kokalari është përplasur në rrjete sociale me deputetin e Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.
Ka qenë fillimisht ky i fundit që përmes një statusi në facebook, ironizoi Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit si “Kuvendi i Riciklimit”, në një përpjekje të tyre për çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga presidenti Biden.
Si përgjigje, Evi Kokalari shkruan me ironi se është e gatshme ta prezantoj me kryetarin gay, të republikanëve të “Log Cabin America”.
Postimi i Evi Kokalarit:
Hey Gaz Bardhi, ndërkohë që ne çlirojmë Shtëpinë e Bardhë, pse nuk hap “Log Cabin Albania”?
E di për çfarë flas; ‘gay republicans’ dua të them.
Jam gati të të prezantoj me kryetarin e Log Cabin America. E kam mik të mirë dhe është djal i përkryer.
Call me.
Postimi i Gazment Bardhit në Twitter:
Nuk paskan patur qëllim “rithemelimin”, por RICIKLIMIN! Përpara në çlirimim e Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Biden
Fraksion.com