AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Prej të hënës nis koha e re e shërbimit të dokumenteve vetëm online

Nga e hëna asnjë orar, asnjë radhë, asnjë hap drejt një zyre shteti, po një klik tek e-Albania dhe shteti vjen tek ti me dokumentin e kërkuar.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se, “sot mbaroi afati i sporteleve fizike në Shqipëri dhe prej të hënës nis koha e re e shërbimit të dokumentave vetëm online, duke e futur Shqipërinë në grupin e vendeve më të përparuara në shërbimet publike digjitale”.

Nga 1 maji të gjitha Autorizimet, Certifikimet dhe Licencat Energjetike do të ofrohen online në e-Albania me vulë ose nënshkrim elektronik online.

Gjithashtu edhe Vërtetimet e Gradave Shkencore dhe Titujve Akademikë si dhe Autorizimet e Importit të Barnave dhe Tregtimit të Pajisjeve Mjekësore do të ofrohen online në e-Albania me vulë ose nënshkrim elektronik online.

 

Fraksion.com