“PD distancohet nga bojkoti dhe djegia e mandateve”; Ivi Kaso prezanton rezolutën: Të gjithë kandidatët në poste publike do zgjidhen me votë
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaroi nga Kuvendi Kombëtar i PD se të gjithë kandidatët në poste publike do të zgjidhen me votë.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se PD distancohet nga bojkoti dhe djegia e mandateve.
“PD e vendosur per forcimin e parlamentarizmit. Distancohemi nga bojkoti dhe djegia e mandateve. PD distancohet nga praktikat e lobimit me pagese. Te gjithe kandidatet ne poste publike do zgjidhen me vote. PD angazhohet per dialog te perhershem me qytetaret. PD do te organizoje foltore te vazhdueshme me qytetaret. PD angazhohet në administrim e partisë, për krijimin e një administrate efikase. Ajo angazhohet në dixhitalizimin e partisë dhe administrimin e saj.”, tha ai.
REZOLUTE E KUVENDIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Pasi ka reflektuar për veprimtarinë dhe vendim-marrjen politike gjatë dy mandateve në
opozitë, Partia Demokratike është e vetëdijshme dhe e vendosur t’u japë fund praktikave
jodemokratike dhe qasjeve të dështuara politike.
Partia Demokratike:
— Dënon dhe distancohet nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve. Partia Demokratike solli
pluralizmin dhe liritë politike në Shqipëri dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë direkt apo
indirekt pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar pluralizmin dhe kufizuar lirinë e zgjedhjes
politike të qytetarëve.
— Distancohet nga praktika e ‘djegies’ së mandateve parlamentare. Parlamentarizmi
është vlerë thelbësore e çdo shoqërie të lirë dhe demokratike dhe Partia Demokratike
është e vendosur të luftojë për forcimin e parlamentarizmit. Partia Demokratike do të jetë
kudo ku luftohet për interesat e qytetarëve dhe një nga vendet kryesore të mbrojtjes së
këtyre interesave është Kuvendi i Shqipërisë.
— Dënon dhe distancohet nga metodat jodemokratike në drejtimin e partisë, duke i dhënë
fund Kryetarokracisë, vendim-marrjes arbitrare individuale, drejtimit të partisë me
struktura ekstrapartiake dhe pushtetit të familjarëve, miqve apo këshilluesve privatë në
vendim-marrjen dhe veprimtarinë e partisë.
— Dënon dhe distancohet nga praktikat informale dhe jo transparente të mbledhjes dhe
menaxhimit jashtëpartiak të fondeve për partinë. Ajo dënon dhe distancohet nga çdo
përfshirje në skema financimi dhe qarkullimi parash përmes kompanive off-shore dhe
kanaleve jo të ligjshme e jo transparente financiare. Ajo angazhohet në menaxhimin
profesional dhe transparencën e plotë të të gjitha financave partiake.
— Distancohet nga praktikat e lobimit me pagesë dhe dënon përdorimin e lobimit për të
ndërhyrë në proceset vendim-marrëse dhe të brendshme të vendeve të tjera.
Partia Demokratike:
— Rikonfirmon aspiratën për të cilën PD u themelua: integrimin europian të vendit dhe mbështetjen për institucionet euro-atlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
User 2
Rikonfirmon përqafimin dhe respektimin e të gjitha vlerave të Partive Konservatore dhe
Partisë Popullore Europiane—familjeve europiane dhe botërore politike.
— Rikonfirmon parimin e konkurrencës dhe garës së brendshme si parimin themelor të
organizimit partiak. Të gjithë kandidatët për poste publike (deputetë dhe kryebashkiakë)
dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të partisë në të gjitha nivelet (kryetarët nga qendra në
bazë) do të përzgjidhen përmes kësaj metode, pra modelit një anëtar një votë! Vendime
më të rëndësishme të politikave partiake do t’i nënshtrohen referendumit të anëtarësisë.
— Rikonfirmon vendosmërinë për të garantuar ripërtëritjen e vazhdueshme të elitave
drejtuese partiake, për të garantuar aftësinë dhe cilësinë e drejtuesve të saj. Largimi i
kryetarit dhe ekipit të tij nga drejtimi i partisë në rastin e humbjes së zgjedhjeve të
përgjithshme mbetet parim themelor dhe i panegociueshëm.
— Rikonfirmon parimin e hapjes së partisë, duke përcaktuar që çdo katër vjet të rinovohet
të paktën një e treta e të gjithë drejtuesve qëndrorë statutorë të partisë. Angazhohet në
mënyrë të veçantë për hapjen ndaj rinisë dhe grave: brenda vitit 2025, 40 përqind e të
gijthë drejtuesve qëndrorë statutorë të partisë të jenë gra dhe 30 përqind nën moshën 40
vjeç.
— Angazhohet në një dialog të përhershëm me qytetarët dhe grupet shoqërore. Ajo do
të themelojë dhe koordinojë foltore të vazhdueshme me publikun për çështjet më të
rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore në vend.
— Rikonfirmon përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe lirive përmes pjesëmarrjes
aktive në zgjedhje dhe në të gjitha proceset institucionale politike në vend. Rikonfirmon
angazhimin e saj në të gjitha përpjekjet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të
ndershme si e vetmja mënyrë për marrjen dhe ushtrimin e pushtetit.
— Angazhohet në modernizimin e administrimit të brendshëm të partisë për të krijuar një
administratë profesionale, efikase dhe të paanshme partiake që garanton mbarëvajtjen e
veprimtarisë politike dhe procese të paanshme të brendshme zgjedhore. Angazhohet në
dixhitalizimin dhe përfshirjen e teknologjisë në çdo aspekt të menaxhimit të anëtarësisë
dhe administrimit të partisë.