AktualitetPolitikëTë fundit

Miratohet Statuti i ri i PD, çfarë ndryshon! Deputetët dhe krerët e degëve do të jetë “ex oficcio” pjesë e Këshillit Kombëtar

Kuvendi Kombëtar i PD-së ka prezantuar dhe më pas miratuar sot ndryshimet statutore në këtë parti. Me ndryshimet e reja, deputetët, kryetarët e degëve, kryetarët e Bashkive, bëhen automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa votim.

“Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Brenda këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, ish-Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Janë automatikisht kandidatë: a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë; b) kryetarët e degëve të PDSH-së; c) deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së; ç) kryetarët e Bashkive dhe Kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike”, thuhet në ndryshimet statutore.

Në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin e saj qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Aparati qendror administrativ drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë. Administratori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Fraksion.com