AktualitetPolitikëTë fundit

Mesazhi i Evi Kokalarit në Kuvendin e PD: Mos u dëshpëroni, duroni sa të ikë administrata e Biden në SHBA

Aktivistja Evi Kokalari, ish anëtare e Komisionit të Rithemelimit dhe më pas e tërhequr, i ka drejtuar një mesazh demokratëve sot në Kuvendin Kombëtar. Ajo u shpreh se njësoj si amerikanët po presin që administrata e Joe Biden të largohet, duhet të kenë durim derisa të ikin edhe disa lojtarë që kanë marrë peng miqësinë mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Fatkeqësisht dinjiteti i SHBA-ve po cënohet nga lojtarë mediokër që në shpirt nuk knaë aspak interesin të mbrojnë vlerat tona si amerikanë por për servilizëm dhe arsye të tjera i shërbejnë forcave të erëta që i bëjnë shumë dëm demokracisë në mbarë botën. Amerika mbetet e njëjtë, lojtarët kanë ndryshuar. Ashtu si ne amerikanët po bëjmë durim derisa të ikë administrate false e Joe Biden, ashtu iu përgjërohem juve të bëni durim derisa lojtarë që kanë marrë peng miqësinë tonë të largohen”, u shpreh Kokalari.

Ajo tha se “Shqipëria është një shtet sovran dhe e tillë do të mbetet. Dinjitetin e saj nuk mund ta cënojnë atë që fatkeqësisht në vend që të fokusohen për të mbajtur karrierën e tyre të sapofilluar, fokusohen te karriera e Lulzim Bashës dhe në proces e sipër po i shkatërrojnë të dyja. Shqipërisë nuk mund t’I imponosh një lider me urdhër nga elementë të huaj sepse ne jemi pasardhës të Gjergj Kastriotit. Kjo është tokë e ilirëve dhe e shqiponjave, ne jemi njerëz të zakoneve dhe të kanunit dhe ne jemi mikëpritës, njerëz të besës që nuk mund të lëmë kurrë ti ndodhë dicka miqve tanë. Por fatkeqësisht kjo mikpritje keqkuptohet dhe merret për naivitet dhe dobësimi dhe abuzohet deri në pikën që ne jemi të detyruar ti tregojmë vendin që meritojnë miqve problamatik”.

Nga Kuvendi i demokratëve, Kokalari tha se nuk do të kandidojë për asnjë post në PD, por i uroi mirëseardhjen Topallit, Zhupës dhe Hajdarit. “Për ata që thanë se rend pas një posti dua t’ju them që nuk jam njeri i karrigeve, por elektron i lirë, nuk do jem pjesë as e Këshillit të partisë as e Kryesisë së PD. PD konservatore është e çdonjërit në këtë sallë me në krye Sali Berishën. Dua ti them mirësevjen Jozeifna Topallit, Ina Zhupës dhe Rudina Hajdarit që me shumë vonesë por të paktën jeni këtu”.

 

Fraksion.com