AktualitetPolitikëTë fundit

“Ky Kuvend, përcaktues për liritë e shqiptarëve”, Berisha, mesazh themeluesve të PD: Koha ju thërret sot!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, me falënderime dhe mirënjohje.

Ai gjatë fjalës së tij falënderoi të pranishmit në sallë.

“Demokratë dhe demokrate, do filloj fjalën time me një mirënjohje ndaj jush. Se qëndruar ju në ideale të larta njerëzore dhe jemi sot këtu më të fortë se kurrë. Rrofshi ju, Zoti ju bekoftë. Të dashur delegatë dhe delegate të Rithemelimit, të PD të rithemeluar, kontribuoni në punimet e këtij Kuvendi përcaktues jo vetëm për fatin e PD, por dhe të pluralizimit dhe lirisë së shqiptarëve. Të dashur deputetë drejtues, ju përshëndes në këtë sallë.

Të dashur ish-themelues të PD-së, Albana, Belind, drejtues të organizatave partnere, Kuvendi është rruga e sigurt e fitores së PD, “koha ju thërret sot”. Të dashur të pranishëm këtu, i dashur zoti Martin, miku im i përhershëm, i dashur Virginio, prania juaj sot është nder i madh. Shpreh falënderime dhe mirënjohje partive tuaja, që në fillimet e PD, në ditët dhe hapat e para të kësaj partie antikomuniste, partitë tuaja kanë qenë mbështetëse.”, tha ai.

 

Fraksion.com