Urbani dhe makina përfunduan në Lanë pas përplasjes; Rëndohet bilanci, shkon në gjashtë numri i të plagosurve
Rëndohet bilanci i të plagosurve nga aksidenti në Tiranë.
Shkon në gjashtë numri i të lënduarve, dy prej të plagosurve janë pasagjerë të automjetit dhe katër të tjerë pasagjerë të cilët po udhëtonin me nga urbanin.
Mësohet se të lënduarit ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk raportohet për të plagosur të tjerë. Po ashtu mësohet se shoferi i autobusit dhe tre pasagjerë, dy burra dhe një vajzë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime në trup kanë shkuar për kontroll në spital, pasi kanë mbetur të traumatizuar nga frika.
Një urban u përplas me një mjet. Si pasojë e aksidentit urbani dhe makina përfunduan në Lanë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhej edhe ambulanca.
Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ky aksident, për shkak se mjeti i vogël është përmbysur poshtë urbanit në lumë dhe sipër saj ndodhet autobusi.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku më parë u raportua për aksidentin e ndodhur pranë Kinema ‘Agimi’.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Fraksion.com