AktualitetPolitikëTë fundit

Rama zbardh takimin me zyrtaren e DASH: Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, përmes një postimi në Facebook.

“Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried🇦🇱🤝🇺🇸
Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur😊
Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse🙏”, shkruan Rama.

Shihet se Rama i ka dhuruar zyrtares së DASH një çantë prej tekstili me motive tradicionale shqiptare.

 

Fraksion.com