Rama: Me tunelin e rilindur të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë
Projektet e ndryshme infrastrukturore po e transformojnë qytetin bregdetar të Vlorës, nga qendra në periferi.
Një prej tyre është edhe investimi për rehabilitimin e tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, i cili i shtohet mozaikut të transformimit të Lungomares.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky tunel tashmë i rilindur.
“Mirëmëngjes dhe me tunelin e rilindur të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
“Lungomare” dhe Qendra Historike e Vlorës janë shndërruar në dy pole të rëndësishme të turizmit dhe që i kanë dhënë një impuls të spikatur zhvillimit.
Projekti i “Lungomare 2”, segmenti që nis nga fushat sportive deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, është aktualisht pika e referencës në fushën e transformimit të mëtejshëm të Vlorës, në funksion të turizmit.
Fraksion.com