“Nuk u përmend Berisha”; Alibeaj zbardh takimin me zyrtaren e DASH: Mora mbështetjen e zonjës, për…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj foli pas takimit me Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried. Demokrati bëri publike disa nga temat e diskutimit që trajtuan me zyrtaren për gati 45 minuta në Kryesinë e Kuvendit.
Teksa u pyet për faktin nëse kishin folur për ish-kryeministrin Sali Berisha, Alibeaj u tregua i prerë se; “Në takimet diplomatike flitet për ato çështje që janë të rëndësishme për shqiptarët. Demokracia, shteti i së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit i interesojnë të gjithë shqiptarët.”.
Mes të tjerash Alibeaj tha se nga Donfried mori garancinë se mbështet opozitën, një opozitë pro amerikane sipas tij që mbështet të ardhmen.
“Pata kënaqësi të prisja ..dhe ekipin e saj. Diskutuam dhe folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur, siç është ajo e demokracisë, me të gjitha sfumaturat e veta, zgjedhjet dhe krimin e organizuar. Po kështu edhe për çështje të rëndësishme ndaj luftës së korrupsionit. këto janë sfida. I shpreha vendosmërinë për të çuar para këto sfida dhe për të dhënë kontributin tonë. S’mund të lija pa diskutuar dhe marrëdhëniet e PD me SHBA-në. Vura re dhe pashë mbështetjen e madhe që SHBA-të kanë me PD. Duke parë mirë dhe situatën e vështirë që po kalon PD. Mora mbështetjen e zonjës, për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme. Një opozitë pro amerikane që sheh nga e ardhmja.”, pohoi ai.
Fraksion.com