Mbi 1 orë në Kryeministri, përfundon takimi i Ramës me zyrtaren e lartë të DASH. Donfried takohet sot dhe me Alibeajn
Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried është takuar sot me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Donfried zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama. Takimi nisi në orën 08:50 në në zyrën e kryeministrit, ndërsa zhvilluan një diskutim prej 1 orë e 20 minutash. Në takim ishin të pranishëm edhe Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorja Yuri Kim.
Fokusi i bashkëbisedimit me Ramën ka qenë politika e jashtme dhe integrimi në BE, kriza në Ukrainë apo Integrimi në Bashkimin Europian, por edhe zhvillimet politike në vend, si reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, e cila mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan, në agjendë është përcaktuar se ajo do të takohet dhe me përfaqësues të opozitës.
Pas takimit me Ramën, zyrtarja e DASH do të takohet në Kryesinë e Kuvendit me deputetët e PD-së, Enklejed Alibeaj, Jorida Tabaku si dhe Gazment Bardhin.
Fraksion.com