Lavrov: Negociatat ngecën për shkak të pandershmërisë së Kievit; Rusia nuk përdor mercenarë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se negociatat kanë ngecuar për shkak të pandershmërisë së Kievit.
“Nëse ata do të ishin negociatorë të ndershëm, nëse do të angazhoheshin hap pas hapi për atë që ranë dakord, ne mund të bënim përparim të rëndësishëm në këto negociata dhe Ukrainës do t’i jepeshin garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh, fillimisht pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Kombet e Bashkuara plus Gjermaninë dhe Turqinë, ndoshta dikush tjetër. Ne nuk kishim asgjë kundër saj.”
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për transmetuesin Al-Arabiya tha se “Rusia nuk përdor mercenarë në Ukrainë”.
Fraksion.com