Detaje nga ngjarja në Vlorë: Polici i “Delta Force” qëlloi me armë djalin e kryeplakut dhe te dashurën
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të premteje.
Në lagjen “10 Korriku”, sipas bluve të Vlorës, në konflikt janë përfshirë dy persona tashmë të identifikuar nga policia lokale.
Nga dyshimet paraprake rezulton se, Juxhin Todi alias Aliaj, i shoqëruar nga e dashura e tij, ka dalë nga banesa teksa në hyrje të pallatit një person i identifikuar tashmë si Lisjan Myrtaj (polic i delta force) ka shtënë ne drejtim të të rinjve të cilët kanë tentuar të largohen me automjetin tip mMrcedez Benz me targë ML AA 858 FY. Në automjet dallohen plumba në pjesën e përparme të shoferit dhe në xhamin e pasëm.
Të dy autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa policia ka shoqëruar vajzën me të cilën ndodhej Juxhin Aliaj.
Pas ndjekjes blutë e Vlorës kapën Lisjan Myrtaj, i cili pretendoi se ka shtënë për vetmbrojtje.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të përdorura nga arma e Lisjan Myrtaj.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe dinamiken e saj.
Policia po heton pistat e një konflikti personal mes autorit dhe shënjestër. Autori sipas policisë, Lisjan Myrtaj, efektiv i forcave Delta ka pasur një debat me 24-vjeçarin Todi. Sipas dëshmitarëve ka pasur replika mes autorit dhe objektivit, debate dhe fyerje, para se të nxirreshin armët. Më pas të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po kryen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fraksion.com