AktualitetTë fundit

Bie në Lanë autobuzi plot me njerëz , makina poshtë rrotave të tij

Bie në Lanë autobusi i mbushur plot me pasagjerë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Kinema ‘Agimit’.

Autobusi urban i linjës së Unazës është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka përfunduar brenda në lumin e Lanës.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, duke bërë me dije se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

Mësohet se automjeti i ka prerë rrugën urbanit i cili më pas ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar drejt Lanës.

Sakaq burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se dy të lënduarit që ishin pasagjerë në makinë janë jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com