Aksidenti në Tiranë, Veliaj: Lajm i mirë që nuk kemi pasoja të rënda! Të dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë konsumuar alkool
Kryebashkiaku Erion Veliaj në një komunikim për mediat foli për aksidentin në Tiranë pranë Kinema Agimi.
Veliaj tha se nga ekspertiza e policisë, rezultoi se të dy drejtuesit e automjeteve nuk kishin konsumuar alkool.
“Sot kemi pasur një aksident midis një autobusi dhe një makine. Lajmi i mirë është që kemi të lënduar lehtë. Menjëherë do të shkojmë në spital për të parë se si janë. Të dy drejtuesit e mjetit nuk kanë konsumuar alkool. Sigurisht në një zonë me shumë trafik dhe shumë aktivitete në Tiranë, lajmi i mirë është që nuk kemi të lënduar rëndë. Duhet të lejojmë policisë të bëjë punën dhe të mos bëhemi ekspertë për gjithçka”, tha Veliaj.
Ndërsa drejtuesi i policisë rrugore Taulant Gjoka tha: “Si e shikoni është një aksident rrugor që në pamje të parë duket i rrezikshëm. Kemi persona të dëmtuar lehtë. Më e rëndësishme është reagimi i parë që ka qenë në kohë reale”./BW
Fraksion.com