AktualitetPolitikëTë fundit

Rama uron Abazoviç: Ballkani 6 shtete, me 3 kryeministra shqiptar! Të japim provën si ndërtues urash për paqe

Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në detyrën e lartë të kryeministrit të Malit të Zi.

I lumtur që Dritan Abazoviç është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”, u shpreh Rama. 

Parlamenti i Malit të Zi votoi sot për një qeveri të re të pakicës, e para në historinë e saj, me një mandat njëvjeçar për t’u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme të pranverës së ardhshme.

 

Fraksion.com