AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama të ndëshkohet për shkelje etike”; Tritan Shehu: E papranueshme që kryeministri të ofendojë në këtë mënyrë opozitën! Të ndërpritet seanca

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ofendoi ‘në mënyrë të papranueshme’ opozitën, ndërsa i kërkoi kryetares së Kuvendit të ndërpresë seancën dhe kryeministri të ndëshkohet për shkelje etike.

“Të ofendohet në këtë mënyrë opozita nga kryeministri i vendit, është e papranueshme. Të kalohen të gjitha normat etike, është e papranueshme, procedura nuk e lejon dhe ju takon ju kryetare t’i ndërprisni fjalën kur kalohen këto caqe të rënda etike. Ju zonja kryetare kërkuat t’i ndërprisni fjalën zonës Zhupa se doli nga rendi i ditës, por ku ne quhemi, kope e hajvanë, nuk paska dalë njeri nga rendi i ditës. Si mund të lejohet kjo. Unë kërkoj të ndërprisni seancën të kërkoni mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe të merrni masa ndëshkimore ndaj kryeministrit për shkelje të etikës”, tha ai.

 

Fraksion.com