AktualitetPolitikëTë fundit

“Kuvendi i 30 prillit nuk ka rëndësi”; Alibeaj: Non-gratat nuk kanë të drejtë për të votuar për presidentin

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat përpara Kuvendit të Shqipërisë, ka thënë se Kuvendi i 30 prillit, i thërritur nga Komisioni i Rithemelimit nuk ka rëndësi.

Sipas tij, e rëndësishme është të pranohet platforma e bashkimit, e propozuar nga grupi parlamentar.

“Sot është ditë e këtij Kuvendi. E rëndësishme është të diskutohen çështjet që do të trajtohen në Kuvend. Ne kemi nxjerrë platformën e parimeve të bashkimit. Është në fuqi, ajo do të jetë në fuqi gjatë gjithë kohës. Është diskutuar gjerë e gjatë, në mbledhje të gjata, diskutime dhe takime me deputetët. Është shprehur qëndrimi i tyre. Pati një refuzim, të gjithë e dini”, tha Alibeaj.

Alibeaj u ndal më pas edhe te Presidenti i ri. Ai tregoi se ka pasur diskutime me deputetët dhe pritet të kalohet në konsultime me grupet e tjera parlamentare për të zgjedhur një President me integritet.

“E rëndësishme është të diskutohet për interesin publik dhe të PD. Historitë e thëna nga individë që ju i përmendi janë bërë të qarta. Të rëndësishme janë ngjarjet parlamentare, siç është përzgjedhja e Presidentit. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD është bërë i qartë me konsultim me deputetët, me mendje të hapur. Do të jetë pjesë e diskutimeve të grupit kjo çështje dhe duke pasur synim të gjithë ne një profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë politik ta marrim këtë përgjegjësi. Është një test politik për të gjitha palët të marrin pjesë në proces. Konsultimet do të ndodhin, së pari mes nesh, brenda grupit parlamentar. Unë them këtë gjë. Mazhoranca, sot që flasim, ka treguar qartë që edhe formalisht me numra kjo mazhorancë nuk vendos e vetme. Shqiptarët duan një profil politik që s’ka të bëjë fare me influencën e votave të non gratave. Janë 4 deputetë të kësaj mazhorance të etiketuar si non grata. Non-gratat nuk kanë të drejtën morale dhe politike për të votuar për presidentin. Duhet të jetë një president jo i afektuar nga votat non-grata. Duhet të zgjidhet një profil politik, këto janë sugjerime të mijat. Duhet të jetë një njeri që mos të ketë në të shkuarën e vetë, por të jetë një njeri i ekuilibrave, që ka treguar se përballet me dinjitet testeve politike. Procesi i zgjedhjes së presidentit të republikës të jetë serioz, që mos të ngutemi. Jam i mirë në matematikë! Nuk është çështje numrash, por procesi, një proces gjithëpërfshirës. Ky parlament nuk duhet ta zgjedh nga gjiri i vetë përmes pazareve dhe kulisave, por përmes procesit transparent. Këto synime hyjnore, ky është testi që kemi të gjithë. Nuk është çështje numrash, por legjitimitet”, tha Alibeaj.

 

Fraksion.com