“Kur ishte i ri donte të…”; Grida Duma i përgjigjet Ramës që e quajti ‘PD-në kope’
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për gjuhën e tij përdorur ndaj opozitës, duke e cilësuar si “kope budallallëku”.
Në foltore, Duma i përmendi Ramës etikën, teksa kujtoi foton që ai i përdori në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit të kaluar.
Duma tha Rama e ka seancë psikoterapike që të shfryjë drejt PD, por kur ishte i ri synonte të bëhej pjesë e saj.
“I trajtuat të gjithë si kope. Na tha ju jeni rrezik kulturor. Unë i përkas partisë së djathë dhe te nuk ekziston koncepti i kopesë. Më shumë i bën vendit mendësia se ekonomia. E ka seancë të pështyjë spërklat t’i drejtohet asaj partie, që kur ishte i ri donte të ishte te PD. Jam përpjekur të jem etike, por kulturën e kam treguar në fushatën elektorale, e bëri me foton time personale.
Unë zgjodha të qesh, nënqesh, që të mos i jepja shkak përroin psikologjik të psikopatisë. Ky zoti i punëve të Shqipërisë nuk do të shpikë AND e kopesë. Kjo është etka? Ekziston imagjinarja në kokën tënde?
Këtë ta quash kriminel e quan virtyt. Kriminelët ai i mbron si të vetët, si të kopesë së vet. Unë nuk besoj se në PD ka kope, besoj që ka njerëz që e përdorin mirë karrigen dhe ka që e përdorin keq, por ka zgjedhje individuale. Juve do të votoni sot për privatësinë kur kthyet makthin e tmerrshëm të spiunimit dhe patronazhistë. Të gjithë dëgjojmë zhurmë, të gjithë e dinë jetën e tjetrin se kujt i përket PD apo PS. Dikush i përkiste diçkaje, një pronar një kryetar. Ne duhet të ndërtojmë një klasë politike që nuk ka pronarë. Duhet të thoni më fal që kthyet spiunazhin, nuk dimë kujt t’i besojmë sot.”, tha Grida Duma.
Fraksion.com