Kokalari akuzon Gjekmarkajn se e ofendoi në aeroportin e Nju Jorkut; Reagon deputeti
Mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Evi Kokalari deklaroi dy ditë më parë se u fye nga deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj në aeroportin e Nju Jorkut teksa të dy po ktheheshin për në Shqipëri.
Kokalari shkruante në profilin e saj se u përball me Gjekmarkajn në aeroport dhe kishte bërë një batutë me të, por sipas saj është ofenduar nga deputeti demokrat.
“Në airport duke u futur në avion kalova perpara deputetit Agron Gjekmarakaj. Me shaka i thashë “Po kerkon shishen”? Pergjigja e deputetit: “Ma va fancu&o” Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt. Pa fjalë!! Te them ky nivel është shumë i ulët është pak. Ky njeri nuk duhet të jetë as pedagog dhe as deputet. Duhet të ngrejmë standard intelektual kudo”, shkruan Kokalari.
Nga ana tjetër deputeti i PD-së thotë se nuk e njeh Evi Kokalarin dhe nuk përdor fjalor të cilin ajo e përmendur në statusin e saj.
Sipas tij “Ajo mbi supe pat vënë dyfekun e lirise së PD -së, të demokratizimit dhe selametit të saj. i kuptoj që më janë sulur evleterit, po s’kam si i jap ndihme askujt per udhetiminin e takimet e mia në Ëashington, skam ndonje meritë po ja që i bëra, më ftuan shkova , i kreva e po kthehem. Disa dhe me shijuan qamet”.
Fraksion.com