AktualitetPolitikëTë fundit

“Ju e mbushët…”; Rama përplaset me Spahon: Profesor, degradimi yt pritej se je pjesë e kopesë

Profesor mos bërtit. Më ka marrë malli për ty, nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën. Unë e shikoj degradimin tënd si pjesë të qenit pjesë të një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse. Të mirëpres të bësh replikë me mua. Ju jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë”, i tha Rama

Ndërsa Spaho mori fjalën dhe hodhi akuza për çështjen e Butrintit.

“E dini ju kush është Fondacioni shqiptaro-amerikan thotë. Po e dimë shumë mirë. Është krijuar në vitin 1993. Kam qenë një prej përfaqësuesve shqiptarë në atë fondacion (Rama ndërhyn: Epo je i rrjedhur atëherë). Që atëherë donin ta merrnin Butrintin dhe nuk lanë asnjë gur pa lëvizur. Dhe BERZH na e tha që atëherë që jo sepse nuk është skemë për ju por për të bërë lekë”, tha Spaho.

Por Rama e përgënjeshtroi.

“Në vitin 1993 nuk është themeluar fondacioni por fondi. Janë 2 gjëra të ndryshme. Pra ka ndryshuar trajtë. Është një fondacion jo fitimprurës i financuar nga qeveria e SHBA-ve. Ju vini këtu dhe i referoheni si të ishte Ministria juaj e Kulturës që e bëri disko kalanë e Lezhës. Sot shteti është në gjykata të lartë, në proces akoma, për ato diskot dhe mejhanet që ju latë në kalanë e Lezhës. Ju jeni llumi. Dini vetëm të shani, të akuzoni”, tha Rama.

 

Fraksion.com