AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Transformojmë Shqipërinë…”; Rama takim me kompani lider në tregun e energjisë në SHBA e BE, merr pjesë edhe ambasadorja amerikane

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim te Pallati i Brigatave me kompani lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, ndërsa shprehet se ato janë gati për t’u përfshirë në planin për transformimin e Shqipërisë në eksportues neto të energjisë.

“Pallati i Brigadave, një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, me gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë”, thotë Rama.

Sipas qeverisë, bëhet fjalë për kompani që janë të gatshme për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.

Në takim merr pjesë dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

 

Fraksion.com