AktualitetTë fundit

Tjetëruan prona në Shëngjin: 2 persona të ndaluar nga policia në Lezhë

Prej mbremjes se kaluar, policia po zhvillon nje operacion ne zonen e Lezhes.

Sipas burimeve po ekzekutohen vendimet e apelit te GJKKO per personat e ndaluar per tjetersimin e pronave ne Shengjin.

Deri tani jane ndaluar te pakten dy persona.

Bëhet fjalë për rreth 300 mijë metra katror, në 75 pasuri të ndryshme.

Vendimi i marrë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u ndryshua nga Apeli ndërkohë që janë rritur dënimet me burg për të gjithë fajtorët.

Apeli shtoi me 18 vite burg dënimet në tërësi, nga 30 vite në 48 vite.

Mes te dënuarve me burg është edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

 

Fraksion.com