Life StyleTë fundit

“The best”; Arjola Demiri publikon foto me ‘pikën e saj të dobët’: Me një artist të përjetshëm

Aktorja bukuroshe, Arjola Demiri ka shprehur jo pak herë aspiratat dhe ëndrrat e saj për t’u bërë deputet. Arsyeja që ish-banorja e “Big Brotherit” dëshiron të bëhet pjesë e politikës, është pikërisht vendi i saj i origjinës, Tropoja, ndërsa nuk ka fshehur as partinë me të cilën do të donte të kandidonte, PS.

Ditën e djeshme në iftarin e shtruar nga kryeministri Edi Rama për besimtarët myslimanë që agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit, e pranishme ishte edhe Arjola. Ndër fotot që ka ndarë me ndjekësit e saj, aktorja nuk mund të linte pa publikuar një edhe me kryeministrin që siç duhet e ka “pikë të dobët”.

Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë” shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.

E pyetur nëse ka dëshirë të jetë në listat për deputete, Demiri është shprehur se kjo është një nga dëshirat e saj, me një forcë që i buron nga shpirti.

“Kjo është një dëshirë e imja, me një forcë që më buron nga shpirti për të investuar dhe dhënë kontributin tim të sinqertë në zonën nga unë vij. Është diçka që unë e kam bërë edhe kur nuk e kisha këtë emër, as këtë fame,” ka thënë ajo.

 

Fraksion.com