AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Lehtësisht e arritshme”; Rama publikon pamjet e rrugës së Parkut të Apollonisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rruga e re e Parkut të Apollonisë.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të Parkut magjik të Apollonisë, tanimë një bukuri e rrallë lehtësisht e arritshme, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit, duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizmit bregdetar.

Ky aks rrugor i vjen në ndihmë 17 mijë banorëve të 20 fshatrave të kësaj zone.

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon.

Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apollonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve.

Arkeologët e quajnë Apolloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

Themeluar rreth fillimit të shek. të IV para erës së re, gërmadhat e Apollonisë u zbuluan në fillim të shek. XIX.

Fraksion.com