AktualitetTë fundit

KPK shkarkon gjyqtaren Fida Osmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani.

Gjyqtarja Osmani (Stojku), u përball me vetingun me 21 prill, për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa gjykues i përbërë nga Olsi Komici,Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Fida Osmani.

Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punonte prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

 

Fraksion.com