“Dashuria e komandanti SS gjerman me të burgosurën”; Historia e pabesueshme në Estoninë e Luftës së Dytë Botërore
Nga Meelis Maripuu
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, Estonia ishte në sferën e ndikimit të menjëhershme të dy prej fuqive më të mëdha të Evropës, Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë. Sidoqoftë, protokolli sekret i paktit Molotov-Ribbentrop, i nënshkruar më 23 gusht 1939, e la Estoninë përfundimisht në sferën e ndikimit e Bashkimit Sovjetik.
Duke përdorur lidhjen e tij me Gjermaninë, si një aleate faktike në fazën e parë të luftës, Bashkimi Sovjetik pushtoi Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, në qershor të vitit 1940, duke i kërcënuar këto vende me luftë në të njëjtën kohë, kur vëmendjes e botës ishte përqendruar në fushatën e Hitlerit në Francë.
Në 22 qershor 1941, filloi një fazë e re e Luftës së Dytë Botërore, kur shpërtheu lufta midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Forcat gjermane përparuan drejt Lindjes, sipas planit të Operacionit, “Barbarossa” dhe ndër të tjera, pushtuan territoret e vendeve baltike. Forcat gjermane, pushtuan territorin estonez në korrik të vitit 1941, duke arritur të zotëronin të gjithë Estoninë, në tre javë e gjysmë.
Terrori sovjetik, që kishte sunduar në Estoni për një vit dhe që kishte çuar në vdekjen e mijra njerëzve, u zëvendësuan menjëherë nga terrori i regjimit nacional – socialist. Nën-njësitë gjermane ‘Einsatzgruppe’, avancuan në prapavijë pas linjës së frontit, që të zgjidhnin problemet me armiqtë politikë e racistë të regjimit. ‘Sonder-komando’, mbërriti në Estoni me listat e përgatitura paraprakisht, për personat që do të arrestoheshin: mes tyre ishin udhëheqës politikë të Republikës së Estonisë, si dhe figura kryesore të periudhës së pushtimit sovjetik.
Në pjesën më të madhe të vendit, ishte tepër vonë për t’i gjetur ata njerëz, sepse regjimi sovjetik, tashmë i kishte gjetur e arrestuar figurat kryesore, nga Republika e Estonisë dhe i kishte dërguar ata drejt Lindjes, ndërsa figurat komuniste, kryesisht kishin ikur në Bashkimin Sovjetik, së bashku me Ushtrinë e Kuqe.
Të arrestuarit ishin kryesisht banorë të zonës, të cilët ishin akuzuar për faje politike dhe vepra të tjera penale (aktivitete të dëmshme për ekonominë e kohës së Luftës, spekulim apo të tjera aktivitete të tilla, dhe në një masë më të vogël, për vepra penale).
Një total prej 17 institucionesh burgu dhe kampe të përkohshme përqendrimit, stafi i të cilave, ishte nga radhët e popullsisë estoneze, u punësuan në varësi të Policisë, për të mbajtur të burgosur personat e arrestuar. Riorganizimi u krye në verën e vitit 1942, kur katër qendra ndalimi, u emëruan kampe pune dhe riedukimi (Arbeits- und Erziehungslager); pjesa e mbetur ishin qendrat e ndalimit policor (Polizeiliche Haftanstalt). Në pjesën më të madhe, banorët vendas i vuanin dënimet e tyre, në qendrat lokale të ndalimit.
Të burgosurit nuk u dërguan masivisht në kampet e përqendrimit në Gjermani, para pranverës së vitit 1944, kur u shfaq sërish rreziku i pushtimit të Estonisë, nga Ushtria e Kuqe. Ajo çfarë është përshkruar më sipër, sidoqoftë përbën thjeshtë një kapitull të politikës represive, që autoritetet pushtuese gjermane, organizuan në territorin estonez dhe ishte kryesisht e kufizuar, në vitin e parë të pushtimit gjerman.
Hebrenj nga vendet e huaja në Estoni
Hebrenjtë e sjellë nga vendet e huaja në Estoni, përbëjnë një kapitull të veçantë. Tre regjimente hebrenjsh, u dërguan në Si-Po dhe SD gjermane në Estoni, si punëtor njëpërdorimshme. Rreth një mijë hebrenj çekë, nga getoja Terezín (Theresienstadt) ishin të parët, që mbërritën në fillim të shtatorit të vitit 1942 dhe në fund të të njëjtit muaj, mbërriti skaloni i dytë, i përbërë nga rreth 1.000 hebrenj, nga Frankfurti dhe Berlini.
Rreth 400 deri në 500 të rinj, u zgjodhën nga të ardhurit në stacionin hekurudhor dhe u dërguan në kampin Jägala në Estoninë Veriore. Pjesa e mbetur, gjithsej rreth 1.600 persona, u ekzekutuan në ditën e mbërritjes, në poligonin e artilerisë ushtarake, Kalevi-Liiva, pranë kampit. Nga rreth 2.000 hebrenjtë që u sollën në Estoni, në shtator të vitit 1942, dihet se vetëm 74 persona i kanë mbijetuar luftës.
Në qershor të vitit 1944, kur gjermanët u përballën me kërcënimin e dëbimit nga Estonia, rreth 300 hebrenjtë francezë, përfunduan atje. Ata ishin pjesë e të ashtuquajturit “Kolona nr. 73”, që ishte dërguar për ekzekutim nga kampi i përqendrimit i Drancy, në Paris, drejt Lindjes. Shumica e skuadrave nga Drancy, u dërguan në territoret e Polonisë, megjithatë një pjesë më e vogël e një transporti të nisur drejtë Lituanisë, mbërriti në Estoni.
Disa nga të burgosurit, kishin vdekur tashmë rrugës për shkak të etjes dhe vapës. Gjatë dy tre muajve në vazhdim, u kryen përzgjedhje periodike, ndërmjet të burgosurve, të cilët arritën në Talin, ku individët më të dobët u ekzekutuan. Në shtator të vitit 1944, kur burgjet dhe kampet u evakuuan me afrimin e frontit, 34 hebrenj francezë, që ishin ende gjallë arritën në kampin Stutthof nga Estonia.
Në Estoni, nuk u ndërtuan kampet e vdekjes masive, siç u bë në territorin polak, por prap nuk kishte shpëtim nga kampet e punës së detyruar. Dështimi ushtarak i Gjermanisë në Frontin Lindor, i lanë pa naftë Kaukaziane, për të cilën kishin shpresuar, si dhe mungesa gjithnjë në rritje e benzinës dhe naftës, e bëri industrinë e naftës së Estonisë, ndërmarrjen më të rëndësishme ekonomike të luftës, në vendet baltike.
Në mënyrë që të plotësonte nevojat e fuqisë punëtore të industrisë minerare të naftës, u krijua kampi i përqendrimit në Vaivara, në Estoni në verën e vitit 1943, nën urdhrat e SS, Reichsführer Heinrich Himmler, së bashku me një rrjet me deri në 20 kampe fushore, në varësi të kampit Vaivara. Rrjeti Vaivara, mbeti i vetmi kamp në Estoni, i cili ishte nën juridiksionin e SS-së e Departamenti kryesorë ekonomike dhe administrative të (SS Wirtschafts-Verëaltungshauptamt).
Administrata e kampeve, përbëhej nga drejtues të SS, të dërguar në Estoni, të kryesuar nga komandanti i kampit SS-Hauptsturmführer Hans Aumeier, i cili kishte shërbyer në kampet e përqendrimit, që nga viti 1939. Ai mbërriti në Estonia nga Aushvici, ku kishte qenë komandant i kampit parandalues të burgimit. Pasi u largua nga Estonia, ai vazhdoi shërbimin e tij në Norvegji. Aumeier, u dënua me vdekje dhe u var në litar burgun Montelupich në Krakov, më 1948 së bashku me 20 kriminelë të tjerë të luftës, që kishin shërbyer në kampin e përqendrimit, në Aushvicit.
Njësitë e batalionit policor të përbërë nga estonezët, rusët dhe gjermanët, në shërbim të “organizata e vdekjes” u përdorën si roje kampi. Fuqia punëtore e përbërë nga hebrenj, u sollën në kampin e ri, kryesisht nga getot e vendosura në Lituani dhe Letoni, gjithsej rreth 10,000 gjatë një viti, që ka funksionuar kampi. Ky ishte pikë së pari, një kamp i punës së detyruar dhe të burgosurit që bëheshin të paaftë për punë, dërgoheshin jashtë Estonisë, me pretekstin e “rimëkëmbjes”, duke përfshirë dhe Aushvicin, ku me shumë mundësi ekzekutoheshin.
Situata ndryshoi në fund të verës së vitit 1944, kur gjermanët përballë ofensivës së Ushtrisë së Kuqe, nuk mundën të boshatisnin të gjithë burgun. Gjermanët filluan të ekzekutonin në vend të burgosurit. Shembulli më i njohur i një veprimi të tillë, është ekzekutimi i rreth 2000 hebrenjve, në 19 shtator 1944 në kampin Klooga, i cili ishte kampi i fundit aktiv, i asaj kohe.
Përafërsisht 12.500 hebrenj, u sollën në Estoni nga vendet e huaja gjatë viteve të pushtimi gjerman. Rreth 7.500 deri në 7.800 prej tyre, ose u zhdukën ose u ekzekutuan në Estoni. Përafërsisht 4.600 të burgosur u dërguan përsëri nga Estonia në kampe të tjera, drejt fundit të luftës. Rreth 100 hebrenj kishin mbijetuar në Estoni, kur forcat gjermane u tërhoqën.
Degjenerimi i humanizmit
Inge Syltenová, ishte një grua e re çeko-hebreje, të cilën autoritetet gjermane e dëbuan në Estoni, në shtator të vitit 1942, së bashku me rreth njëmijë fatkeq të tjerë, nga geto në Terezín. Ata arritën në Estoni me ndjenjat e trazuar dhe të pa qartë për atë që i priste. Ata besonin se ishin sjellë në Estoni për të punuar edhe kur të moshuarit dhe familjet me fëmijë të vegjël, u ndanë nga të rinjtë dhe u dërguan me autobus, gjoja në një kamp, me kushte më të mira jetese, para se të afrohej vjeshta.
Në realitet, qëndrimi i tyre i përkohshëm, mori fund pak kilometra larg në dunat e rërës, në zonën e artilerisë Kalevi-Liiva. Inge dhe dyqind shoqet e saj, u vendosën në kampin Jägala, ku qëndruan për disa muaj në mëshirën e zyrtarëve policorë, të ri punësuar nga radhët e popullit estoneze. Ata refuzuan të besonin fatin e shokëve të tyre, të ekzekutuar edhe pse banorët vendas, i’u treguan se kishin parë trupat e viktimave.
Mbërritja në kamp, pasi lanë geton, ishte hapi tjetër drejt vorbullës degjeneruese të rrethanave të jetës të tyre. Prapë i’a dolën të mbanin, një pjesë të dinjiteti të tyre njerëzor. U lejuan të vishnin rrobat e tyre, ngarkesa e punës ishte e lehtë (kryesisht duke seleksionuar rrobat dhe sendet personale, të të burgosurve të ekzekutuar), dhe për shkak të mbikëqyrjes së dobët, ata gjithashtu linin kampin herë pas here, për të mbledhur manaferrat e gjëra të tilla në pyll dhe për të marrë ushqim shtesë, nga estonezët që jetojnë aty pranë.
Prapë, shumë gjëra vareshin nga tekat e rojeve dhe kryesisht nga administrata e kampit. Komandanti i kampit, Aleksander Laak, ekzekutoi sipas tekave të tij, të burgosurit e sëmurë dhe jo bashkëpunues, duke përfshirë të burgosurat të detyruar me forcë, për të qenë të dashuruarat e tij.
Më pas, Inge dhe shoqet e saj të mbijetuara, u dërguan në burgu qendror të Talinit. Jeta e mbyllur në qelitë me lagështirë të burgut dhe puna e rëndë fizike në kantieret e ndërtimit në qytet dhe në portin detar, ishte një hap tjetër në rrugën e degjenerimit të kushteve të tyre. Megjithatë, gratë ende ruajtën mundësinë, për t’u kujdesur për higjienën personale në qeli, të përdornin veshje gjumi dhe të shkonin në punë, të veshura me rrobat e tyre personale, pa pasur nevojë madje, të mbanin Yllin e verdhë të Davidit.
Ishte edhe më e lehtë për të rënë në kontakt, me njerëzit jashtë sistemit të burgut kur punonin në Talin: Estonezë, gjermanët dhe marinarët holandezë, të cilët pavarësisht rrethanave, përpiqeshin të sillnin lehtësim në kushtet e përditshme të jetesës së të burgosurve. Në pamje të parë, duket krejt e pabesueshme, që duke injoruar rregullat për punëtorët meshkuj vendas, disa nga zonjat, madje i’a dolën të largoheshin nga vendet ku ata punonin, në qytet të shoqëruar nga roje, për të vizituar dhe drekuar me të njohurit e tyre rinj, madje dhe për të shkuar në parukeri.
Në mesin e tetorit të vitit 1943, ato gra hebreje çeke dhe gjermane, nga kampit Jägala, që ishin ende gjallë u dërguan më tej në kampin e punës së detyruar, të Vaivara të Estonisë Verilindore, nën komandën e SS-ve.
Megjithatë, kjo ishte një tronditje e vërtetë, për moralin ashtu dhe për fizikun e grave, që kishin provuar tashmë jetën në geto dhe në kampe. Ishte i pari kampi i vërtetë përqendrimi. Kushtet e jetesës dhe të punës, u bënë shumë më të ashpra në krahasim me përvojat e tyre të mëparshme. Gratë e reja, duhej të kryenin çdo ditë punë të rënda fizike, në dëborë dhe të ftohtin e acartë, të detyruar nga rojet e SS. Nuk kishte mundësi për të siguruar ushqim jashtë kampit, sepse furnizimi ishte i pamjaftueshëm. Ajo zonë industriale, ishte plot me hebrenj dhe robër lufte, të cilët ishin të gjithë të dënuar të punonin me detyrim, dhe po të gjithë, qenë gati të shfrytëzonin dhe mundësinë më të vogël për të gjetur ushqim.
Gratë hebreje çeke dhe gjermane, megjithatë dallonin dukshëm nga shumica e hebrenjve, kryesisht nga ata me origjinë polake, lituaneze dhe letoneze, ato u bënë një dhe u përpoqën të mbështesin njëra-tjetrën, në çdo mënyrë të mundshme. Ato ishin ende në gjendje relativisht të mire fizike, përpiqeshin të kujdeseshin për pastërtinë dhe ende mbanin veshjet e tyre personale, të pastra e të denja. Kishte shumë të ngjarë, që vinin nga grupet shoqërore, të klasës së lartë dhe meqenëse dinin gjermanisht, mund të komunikonin lirisht, me stafin e kampit. Kjo krijoi një situatë ku gjermanët që punonin në fabrikë, ndonjëherë edhe disa nga stafi i kampit, i konsideronin ato, si të barabarta me ta dhe rrallë si hebrenj “inferiorë”, gjë që u reflektua edhe në sjelljen e tyre me të burgosurit.
Engjëlli Mbrojtës
Inge Syltenová u vendos në Ereda, një degë e kampit e Vaivarës, së bashku me gra të tjera hebreje çeke dhe gjermane. Këtu, marrëdhëniet njerëzore brenda kampit, u zhvilluan në një mënyrë krejtësisht të paparashikuar. E burgosura mjaft e re, Inge Syltenová, ra në sy të gardianit SS të kampit Ereda, Unterscharführer Heinz Drosihn, kur të internuarit e rinj arritën në stacionin hekurudhor. Që nga ai moment, jetët e tyre morën një kurs krejtësisht të ri, edhe pse ata vetë nuk e kuptuan menjëherë.
Deri atëherë, gardiani i kampit Drosihn, nuk kishte rënë në sy për ndonjë sjellje të mirë, ndaj të burgosurve të kampit. Ai kishte qenë një “SS i zakonshëm, njeri brutal”. Inge ishte e sëmurë, kur mbërriti në kampin e ri dhe fillimisht u vendos në korridorin e të sëmurëve. Drejtuesi i kampit e vizitoi me një herë, duke shprehur shqetësimin e tij nëse zonjusha e re, ishte e ftohur.
Është e pamundur për ne, të dimë sot se çfarë mendoi fillimisht Inge, për atë përkujdesje të ngrohtë, nga ana e Drosihn. Mbase i sillte ndër mend kohën që kaloi në kampin Jägala, kur kujdestari i kampit Aleksander Laak, përzgjidhte për vete “dashnoret” nga radhët e të burgosurve dhe më vonë i ekzekutonte ato. Në çdo rast, Inge, vendosi të përdorte interesat e gardianit të kampit, ndaj saj, për të mbrojtur interesat e përbashkëta, të të burgosurve.
E reja u përgjigj, se nuk ndihej më e sëmurë se pjesa tjetër e të burgosurve dhe nuk do të pranonte, t’i ofronin batanije, derisa t’u jepeshin dhe të tjerëve batanije. Ajo u soll në të njëjtën mënyrë, për sa i përket ushqimit, por ky ishte vetëm fillimi. Marrëdhënia e veçanta ndërmjet Inge dhe përgjegjësit të kampit, dihej që në fillim nga pjesa më e madhe e kampit dhe shumë shpejt, u bë gjithnjë e më e pabesueshme. Inge u zhvendos në dhomën e banimit të gardianit të kampit dhe zyrtarisht, u bë kuzhinierja i tij personale, megjithëse detyrat e gatimit i përmbushte një tjetër e burgosur.
Fakti që një e burgosur femër, përdori interesin e gardianit të kampit, ndaj saj, për kushte më të mira jetese ose trajtimi preferencial për veten dhe shoqet e saj, nuk është ndonjë gjë befasues. Inge, megjithatë, pati një ndikim të pa shembull, tek Drosihn, duke e demonstruar atë publikisht. Inge u bë shpejt engjëlli mbrojtës, për të gjithë kampin, duke ndërhyrë në situate, që dukeshin të paimagjinueshme, në atë kohë në jetën e zakonshme të kampit. Për shembull, ajo i rrëmbeu haptas kamxhikun nga duart e gardianit të kampit, kur ai donte të dënonte një të burgosur dhe e ndaloi, që të sillej ashtu në të ardhmen.
Drejtuesi i kampit, i cili më parë kishte përdorur me lehtësi kamxhikun, për të ndëshkuar të burgosurit, me të vërtetë i’u bind asaj. Një herë të burgosurit që po ktheheshin nga një kantier i vendosur larg kampit, i kapi një stuhi dëbore dhe disa prej tyre, nuk ishin në gjendje të ktheheshin në kamp, me forcat e tyre. Inge ua shpëtoi jetën (të paktën atë herë) kur ajo këmbënguli, që kujdestari i kampit të dërgonte slita të tërhequr nga kuajt, për të marrë të burgosurit e mbetur në rrugë.
Arratisja dhe kapja
Shumë shpejt u bë e qartë nga të pranishmit, se lidhja midis Inge dhe Drosihn, ishte diçka shumë më tepër sesa përdorimi i një të burgosure femër, nga gardiani i kampit, sipas tekave të tij. Kuzhinierja e gardianit të kampit, dëshmoi se si vetëm disa javë pas fillimit të njohjes së tyre, Drosihn, kishte grisur spaletat nga uniforma dhe tha se nuk donte më, të ishte në SS.
Në realitet, ai natyrshëm që vazhdoi të përmbushte detyrat e tij zyrtare, duke bërë një jetë të dyfishtë të veçantë, që ra në sytë e zyrtarëve të tjerë gjermanë, punonjësit të Organizatës Todt, që kishin kontakt me kampin, por edhe të tjerë gjithashtu. Është befasuese që kjo lloj jete e dyfishtë, mundi të zgjaste rreth tre muaj, para se të ndërhynte drejtuesi i kampit të Vaivarës, Erich Scharfetter, i cili njihej nga të burgosurit, si një sadist i tmerrshëm, u emërua kujdestar i ri i përkohshëm i kampit të Eredës. Drejtori me gardianin e ri të kampit, erdhën për një inspektim, në shkurt të vitit 1944, mesa duket në bazë të denoncimit të dikujt.
Drosihn, nuk ishte në kamp në atë moment. Inge, e cila nuk shkoi në punë me të burgosurit e tjerë, u gjet në kushte jetese krejtësisht luksoze, për një të burgosur. Ajo u rrah dhe u mor në pyetje. Pak më vonë, në kamp u shfaq Drosihn, i cili me të kuptuar situatën, u largua menjëherë, pa thënë asnjë fjalë. Kur përgjegjësi i ri i kampit, pyeti të burgosurit, për Drosihn, por ata mohuan ta kishin parë atë dhe ai nuk u pa më kurrë. Tre ditë më vonë, u zhduk dhe Inge. Atë e kishte ndihmuar Gisela Danzigerová, shoqja e saj prej shumë kohësh, e cila kishte shërbyer si kuzhiniere e Drosihn. Ajo dhe një tjetër e burgosur e re, kishin hapur një tunel nën gardhin me tela, që rrethonte kampin dhe Inge u arratis përmes tij.
Marrja në pyetje e të burgosurve të tjerë, vazhdoi në kamp. Ata e dinin që Inge dhe Drosihn, ishin arratisur së bashku, por nuk e dinin se ku fshiheshin të arratisurit. Sipas kuzhinieres Gisiela Danzigerová, e cila e kishte parë bashkëjetesën e çiftit të pazakontë, më nga afër se kushdo tjetër, të dy të rinjtë ishin shumë të dashuruar dhe ndërsa jetonin në kamp, kishin harruar plotësisht, se ku ishin. Plani që ata kishin ideuar për t’u arratisur nga Estonia në Skandinavi, nuk ishte aq bindës në atë moment, por jo krejtësisht i pamundur, sepse anijet lundronin fshehurazi drejt Finlandës dhe Suedisë, gjatë sezonit të transportit.
Duheshin lidhje të besueshme me banorët vendas bregdetar, për të gjetur dike, që t’i kalonte përtej. Disa gjermanë e kishin gjetur një mundësi të tillë. Gjiri i ngrirë Finlandës, i gjerë 80 kilometra, duhej të përshkohej me këmbë ose me ski. Mes banorëve të zonës, kishte pak njerëz të cilët kishin arritur të arratiseshin në këtë mënyrë, por asnjë nga personazhet e historisë sonë, nuk ishte gati për këtë. Atyre u duhej të fshiheshin dhe pastaj në pranverë, pasi të shkrinte akulli, të shihnin një shans për të ikur.
Të arratisurit u kapën relativisht shpejt, por rrethanat e sakta të kapjes së tyre, nuk janë të njohura. Ka të ngjarë që çifti i dashuruar, të ketë kryer vetëvrasje në momentin e fundit, megjithëse ka të dhëna, se ata janë qëlluar menjëherë, pasi janë kapur. Burrat SS varrosën kufomat e tyre pranë njëri-tjetrit, diku në pyll dhe vendi i saktë nuk dihet, por historia e tyre, po.
Kjo histori, në shikim të parë e pabesueshme, është sjellë kryesisht përmes kujtimeve të gjalla, të shoqeve të burgosur, të Inge. Vetëflijimi i një njeriu SS, rikthimi i tij, ndaj vlerave dhe shikimit i atyre vlerave, tek të burgosurit që qëndronin para tij, nuk munden të ndryshojnë tërë sistemin sigurisht.
Kjo ishte thjesht një histori e shkurtër, ndërsa shoqet e Inge, vazhduan të përjetonin degjenerimin e kushteve të tyre. Situata e të mbijetuarve u bë akoma edhe më keq, pas evakuimit të tyre nga Estonia, në verën e vitit 1944, në kampin e përqendrimit Stutthof, megjithatë ata kishin përjetuar forcën, që u kishte dhënë ndjesia e të pasurit dikë afër dhe ndihma e ndërsjellë.
Ndoshta Inge, fillimisht e pa marrëdhënien me Heinz, thjesht si një mundësi, për të përmirësuar situatën e saj dhe të shoqeve të saj në kamp, megjithatë nga lidhja e tyre lindi një dashuri padyshim e përbashkët. U bë provë e gjallë, për të gjithë rreth tyre, se mbi të gjitha, të dy palët si burrat SS, ashtu dhe hebrenjtë, janë qenie njerëzore, me fuqitë dhe dobësitë e tyre dhe se jeta, nuk është kurrë bardhezi. /Memorie.al
Fraksion.com