AktualitetBota+Të fundit

Bullgaria: Gazi rus po përdoret si armë politike

Ka pasur edhe më shumë reagime tani ndaj lajmit se Rusia po ndërpret plotësisht furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë pasi të dy vendet refuzuan të fillojnë të paguajnë për dërgesat në rubla.

Bullgaria thotë se tashmë ka paguar plotësisht furnizimet e saj të gazit në prill dhe ka akuzuar Gazprom për shkelje të kontratës së saj.

“Për momentin, gazi natyror po përdoret më shumë si një armë politike dhe ekonomike në luftën aktuale,” tha ministri bullgar i energjisë Aleksandër Nikolov.

Ai shtoi se Bullgaria është duke ndjekur qëndrimin e BE-së që është që vendet të mos i nënshtrohen kërkesave ruse për të filluar pagesën e gazit në rubla.

 

Fraksion.com