AktualitetKosovaTë fundit

K.Veriore zotohet se do të rrisë arsenalin bërthamor

Lideri verikorean, Kim Jong-un ka mbajtur një fjalim sfidues gjatë paradës ushtarake të hënën në mbrëmje, duke u zotuar se do të rrisë arsenalin bërthamor të shtetit.

Kjo paradë, e cila është mbajtur për të shënuar themelimin e forcave të armatosura, ka vënë në pah edhe raketat e ndaluara balistike.

Në muajin mars, Koreja Veriore ka testuar raketën e saj më të madhe balistike.

Viti 2017 ka qenë hera e fundit kur verikoreanët kanë bërë diçka të tillë.

Ky veprim është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një mori sanksionesh ndaj verikoreanëve pas këtij testimi.

Raketat balistike kanë kapacitet për të bartur koka bërthamore dhe të arrijnë të distanca shumë të largëta.

Përgjatë paradës janë parë edhe raketa balistike që nisen nga nëndetëset, si dhe raketa hipersonike.

Pavarësisht sanksioneve, lideri verikorean ka vazhduar strategjinë e tij.

“Ne do të vazhdojmë të marrim hapa për të forcuar dhe për të zhvilluar kapacitetet bërthamore të shtetit me shpejtësi të madhe”, ka thënë ai, duke shtuar se forcat bërthamore “duhet të jenë gati” për t’u stërvitur në çdo kohë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore, KCNA.

Sipas Kimit, armët bërthamore të Koresë Veriore janë të krijuara për mbrojtje kundër luftës, mirëpo mund të përdoren edhe për çështje tjera, duke i vënë theksin deklaratës së mëparshme se ky shtet do të përgjigjet në rast se sulmohet.

Më 2018, Kim Jong-un ka zbatuar një moratorium për raketat balistike me rreze të gjatë veprimi, si dhe për testet bërthamore, pas bisedimeve që ka zhvilluar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Mirëpo, më 2020, Kim ka njoftuar se nuk do të zbatojë më atë premtim.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë vazhdimisht se është e gatshme të rinisë bisedimet, pa parakushte, mirëpo Koreja Veriore ka treguar pak interesim, duke kërkuar që fillimisht të hiqen sanksionet./rel

 

Fraksion.com