AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Dhuratë bujare e Princit të Kurorës”; Rama: Lagjja në Spitallë, një nga më të bukurat e Programit të Rindërtimit

Në kantierin e madh të Rindërtimit, në Spitallë, Durrës puna vijon pa ndërprerje për ndërtimin e banesave të reja për qytetarët që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të nëntorit 2019.

Lagjja e re që po ndërtohet është financim i Princit të Kurorës së Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan së bashku me qeverinë shqiptare që financon përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit krejt infrastrukturën e lagjes së re.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga kantieri në Spitallë, një qytezë e vërtetë, ku në përfundim të punimeve do të ketë rreth 1000 apartamente për 4000 banorë.

“MIRËMËNGJES, dhe me lagjen e re në Spitallë, Durrës, një nga më të bukurat dhe më të mëdhatë e Programit të Rindërtimit, dhuratë bujare e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, mikut të shtrenjtë Muhammed Bin Zayed, për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com