AktualitetTë fundit

Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër, i fuste të dënuarve në qeli sende të ndaluara! Vodhi karburant duke firmosur kartela fiktive

Drejtori i komanduar në burgun e Reçit  në Shkodër, Ervis Zika është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

Ervis Zika u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, konfirmoi mbrëmjen e djeshme ministria e Drejtësisë. Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Burime pranë prokurorisë së Shkodrës bëjnë me dije se Zika ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda ambienteve të burgut. Në mënyrë që të shmangte skanerin, Zika ka kaluar vetë me sende të ndaluara për t’ia dhënë të dënuarve në regjim.

Ndër të tjera mësohet se ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Dyshohet se për vjedhjen e karburantit janë edhe persona të tjerë nën hetim, punonjës të burgut, që kanë lejuar veprimet e Zikës.

Nuk bëhen me dije të tjera detaje me hetimet e prokurorisë, teksa më shumë detaje pritet të mësohen në orët në vijim.

 

Fraksion.com